Ballina Sport Valon Berisha bëhet me skuadër të re

Valon Berisha bëhet me skuadër të re

Mesfushori i Kosovës, Valon Berisha mund të ndryshojë ambient gjatë afatit kalimtar veror.

26 vjeçari vitin e kaluar la RB Salzburgun për t’u transferuar te Lazio në Serie A, pas ndeshjeve të mira me skuadrën austriake dhe Kombëtaren e Kosovës.

Ditë më parë raportohej se Lazio mund ta shkëmbejë Berishën me mbrojtësin e RB Salzburg, Stefan Lainer, por ky i fundit vendosi të transferohet në Bundesliga.

Por tani mediat italiane raportojnë se Lazio po punon për të rikthyer Berishën te Red Bull Salzburg, duke e përfshirë në marrëveshje talentin nga Hungaria, Dominik Szoboszlai, i cili do të transferohej në drejtim të skuadrës nga kryeqyteti italian.

26-vjeçari Berisha edicionin e kaluar ka zhvilluar vetëm 14 ndeshje me fanellën e Lazios ku kryesisht është inkuadruar nga banka rezervë.