Ballina Rajon & Bote Trump paralajmëron taksë ndaj mallrave meksikane

Trump paralajmëron taksë ndaj mallrave meksikane

Presidenti amerikan, Donald Trump, njoftoi vendosjen e taksës për mallrat që hyjnë në SHBA nga Meksika, si përpjekje për të frenuar imigracionin.

Përmes një postimi në Twitter, Trump tha se nga 10 qershori do të vendoset një taksë prej 5% dhe do të ngrihet ngadalë “deri në zgjidhjen e problemit të imigracionit të paligjshëm”.

Presidenti Trump ka shpallur emergjencë kombëtare për të trajtuar atë që ai pretendon se është një krizë në kufirin jugor të SHBA-së.

Jesus Seade, diplomati më i lartë i Meksikës për Amerikën e Veriut, tha se taksa do të ishte katastrofë.

“Nëse kjo është vendosur, duhet të reagojmë me forcë”, u tha ai gazetarëve.

Gjatë fushatës së tij zgjedhore dhe gjatë gjithë kohës së tij në detyrë, Presidenti Trump ka kërkuar fonde për të ndërtuar një mur në kufirin SHBA-Meksikë.