Ballina Lajme Tre person theren me thikë , dy të arrestuar

Tre person theren me thikë , dy të arrestuar

Dy persona janë arrestuar në Mitrovicë, pasi kanë sulmuar dhe therë me thikë tri viktimat meshkuj, të cilët ndihmën e parë mjekësore e kanë marrë në spitalin e Mitrovicës e më pas për tretman të mëtejmë mjekësor janë dërguar në QKUK.

Në vendin e ngjarjes është gjet dhe konfiskuar një thikë e cila dyshohet se ishte përdorë në rast dhe një sasi e substancave narkotike të dyshuara si marihuanë.

Dy të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje, ndërsa, rasti vazhdon të hetohet.