Ballina Sport Tre klubet gjigante pritet të zyrtarizojnë trajnerët e rinj

Tre klubet gjigante pritet të zyrtarizojnë trajnerët e rinj

Dita e sotme do të jetë një ditë mjaft e ngarkuar për kampionatin italian, Serie A.

Tre gjigantët, Milan, Juventus dhe Roma, pritet që sot të zyrtarizojnë trajnerët e tyre të rinj.

Maurizio Sarri, Marco Giampaolo dhe Paulo Fonesca janë tre emrat, të cilët kanë gjithë vëmendjen e medieve italiane sot.

Ditëve të fundit është raportuar se skuadra e Chelseat do ta lejojë sot transferimin e Sarrit te Juventusi.

Edhe Giampaolo është gati që të ndajë rrugët me Sampdorian, për të arritur një marrëveshje me Milanin.

Në anën tjetër, Roma ka arritur marrëveshje me Fonescan. Trajneri pritet të niset sot nga Ukraina drejt kryeqytetit italian, për të nënshkruar në 48 orët e ardhshme.