Ballina Sport Tottenhami kërkon Dybalen

Tottenhami kërkon Dybalen

Tottenhami është i gatshëm të hyjë në garë për yllin e Juventusit, Paulo Dybala.

Gjiganti anglez tashmë e ka kontaktuar “zonjën e vjetër” për një mundësi të transferimit të argjentinasit në kampionatin anglez.

“Zonja e vjetër” kërkon 80 milionë euro për argjentinasin, gjë e cila është një problem për Tottenhamin, ngase këtë verë kanë blerë francezin, Tanguy Ndombele prej Lyonit për 65 milionë euro.