Ballina Lajme Thaçi: Vitet kalojnë por vlerat e UÇK-së vetëm sa po rriten

Thaçi: Vitet kalojnë por vlerat e UÇK-së vetëm sa po rriten

Në fshatin Plluzhinë të Skenderajt sot në dy shtëpi janë zbuluar pllaka përkujtimore, në nderim të kontributit për liri të vendit. Ishte shtëpitë e Hasan Bajraktarit dhe Idriz Ferizit, të cilat gjatë kohës së luftës, ishin baza për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.

Të pranishëm në këtë ceremoni ishin presidenti i vendit Hashim Thaçi, qytetarë e përfaqësues të organizatave të dala nga lufta.

Kryetari i organizatave të dala nga lufta, Hysni Gucati tha se këto pllaka përkujtimore do të tregojnë se në këto shtëpi janë aktivizuar ushtarët për çlirimin e Kosovës.

“Arsyeja e vendosjes së këtyre pllakave është që të rinjve, nipave dhe mbesave t’iu tregojmë se vite më parë këtu ushtarët janë aktivizuar për çlirimin e vendit”, tha ai.

Ndërkaq, kryetari i vendit Hashim Thaçi tha se sot është një moment i veçantë për lagjen dhe fshatin Plluzhinë.

“Është mirë që vlerat më sublime të kombit, dhe vlerat e luftës pavarësisht kohe, përsëri janë ato që na bashkojnë kudo që jemi si komb. Sot jemi këtu në bastionin ku lindu dhe u zhvilluar, u rrit dhe masivizua Ushtria Çlirimtare e Kosovës. UÇK nuk lindi rastësisht në Drenicë, nuk lindi rastësisht në Drenicën e Hasën Prishtinës, të Shaban Polluzhës e shumë e shumë atdhetarëve që janë monument i lëvizjes kombëtare. Dhe pikërisht ajo frymë patriotike, e bartur në shumë gjenerata erdhi në momentin më të organizuar të UÇK-së. Vitet kalojnë, por vlerat e UÇK-së vetëm sa po rriten”, tha ai.

Ai tha se partitë shkojnë e vijnë, por vlerat e vendit duhet ruajtur,.

Shteti i Kosovës, sipas tij, respekton dhe nderon rezistencën në Plluzhinë, Ticë dhe Likoc. Thaçi tha se në këtë shtëpi, ishin djemtë më të mirë të kombit të mobilizuar në rrugëtimin e tyre kombëtar.

Sipas Thaçit, pllaka e zbuluar sot duhet të jetë një mesazh për të gjithë gjeneratat e reja, që rruga për liri nuk ka qenë e lehtë.

“Sot zbulojmë një pllakë të rezistencës, të lirisë dhe pavarësisë, është mesazhi i unitetit dhe forcimit të shtetit tonë, për bashkim shqiptar”, tha ai.

Në shtëpinë e Hasan Bajraktarit, gjatë kohës së luftës, ishte baza e UÇK-së.

Po ashtu, në shtëpinë e Idriz Ferizit në Plluzhinë, ku gjatë kohës së luftës, ishte bazë për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, është zbuluar një pllakë përkujtimore, në nderim të kontributit për liri të vendit.

I pranishëm në këtë ceremoni ishte edhe ish komandanti, Sami Lushtaku, i cili kërkoi nga të gjithë të pranishmit që të jeni sa më të bashkuar dhe të luftojnë këto të keqe që vine nga Rusia.

Profesor Nuri Rexhepi tha se lufta e shqiptarëve, ka qenë më e suksesshme dhe më e unifikuara.

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka vlerësuar rezistencën për liri, duke thënë se kombi ynë asnjëherë nuk u gjunjëzua para armikut.

“Ne kemi pasur fatin që të përjetojmë bashkërisht edhe situata të rënda, por kemi qëndruar bashkërisht në rezistencën tonë për liri, por në asnjë rrethanë nuk u gjunjëzuam. Sot ne bëjmë zbulimin e një pllake nderimi për një nga bazat më të hershme të UÇK-së, që nga viti 92-93”, tha Thaçi./Sh.Pajaziti/