Ballina Lajme Thaçi: Më nuk do të humbim talentë të rinj për mungesë fondesh

Thaçi: Më nuk do të humbim talentë të rinj për mungesë fondesh

Presidenti Hashim Thaçi e ka cilësuar lajm shumë të mirë miratimin në Kuvendin e Kosovës i harmonizimit të Ligjit për Sponsorizime në kulturë, rini dhe sport, me Projektligjin për Tatimin në të Ardhurat e Korporatave.

“Më nuk do të humbim talentë të rinj për mungesë fondesh dhe përkrahje financiare. Sportistët, artistët dhe të rinjtë tanë do të kenë kushte më të mira dhe mundësi më të shumta për të shkëlqyer në garat vendore dhe ndërkombëtare. Ata do t’i sjellin edhe më shumë medalje Republikës së Kosovës”, shkroi Thaçi.

Ndryshe, Kuvendi i Kosovës ka miratuar në lexim të dytë Projektligjin për të Ardhurat e Korporatave me 74 vota për dhe dy abstenime.

Po ashtu, Kuvendi ka votuar amendamentin 5 të propozuar nga deputeti Bekim Haxhiu, ku ka marrë 79 vota.