Ballina Lajme Thaçi: Lufta e UÇK-së përjetësisht e pastër dhe e drejtë

Thaçi: Lufta e UÇK-së përjetësisht e pastër dhe e drejtë

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, pas njoftimit nga Jakup Krasniqi se kishte marrë ftesë nga Gjykata Speciale, tha se çmon gatishmërinë e të gjithëve që të bashkëpunojnë me drejtësinë.

Kreu i shtetit theksoi lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka qenë dhe do të mbetet përjetësisht e pastër dhe e drejtë dhe se asnjë gjykatë, as vendore, as ndërkombëtare, nuk mund ta njollos atë.

Thaçi u shpreh se duke bashkëpunuar me drejtësinë ndihmojmë që të ngadhënjejë e vërteta për luftën tonë çlirimtare.

Postimi i Hashim Thaçit:

Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka qenë dhe do të mbetet përjetësisht e pastër dhe e drejtë. Asnjë gjykatë, as vendore, as ndërkombëtare, nuk mund ta njollos atë. Me Jakup Krasniqin, me anëtarët e tjerë të Shtabit të Përgjithshëm, komandantët e zonave dhe ushtarët që janë ftuar nga Gjykata Speciale, ne e kemi mbrojtur popullin dhe e kemi luftuar armikun deri në çlirimin e vendit tonë. Si president i vendit, si bashkëluftëtar, e çmoj shumë gatishmërinë e të gjithëve që të bashkëpunojnë me drejtësinë. Duke bashkëpunuar me drejtësinë ndihmojmë që të ngadhënjejë e vërteta për luftën tonë çlirimtare. Jam i bindur që, njëjtë sikurse në të kaluarën, sërish do të dalim fitimtarë. Pastërtia e luftës sonë do të dëshmohet përballë çdo gjykate!