Ballina Lajme Thaçi futbollistëve të Kosovës: Faleminderit për gjithçka që keni bërë

Thaçi futbollistëve të Kosovës: Faleminderit për gjithçka që keni bërë

Presidenti Hashim Thaçi është deklaruar pas humbjes së përfaqësueses së Kosovës në futboll nga Anglia 0:4 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Ai në një postim në Facebook ka lavdëruar paraqitjen e futbollistëve të përfaqësueses sonë, duke thënë se me e ardhmja e tyre premton shumë.

Postimi i plotë:

“Djemtë tanë, gjatë gjithë kësaj kohe, kanë treguar shpirt luftarak dhe entuziazëm të madh. Kombëtarja jonë e re, me futbollistë tejet të talentuar, që e duan shumë atdheun e tyre, është premtuese dhe këtë e ka dëshmuar edhe në këtë fazë. Me fitore të shumta, me lartësimin e flamurit shtetëror, ajo na ka bërë shumë krenarë. Jeni të mrekullueshëm djem dhe besojmë shumë tek ju. Faleminderit për gjithçka që keni bërë për Kosovën, për fanellën që mbani veshur dhe flamurin tonë! HTH