Ballina Lajme Thaçi drejt Sllovakisë, merr pjesë në Forumin e Bratislavës

Thaçi drejt Sllovakisë, merr pjesë në Forumin e Bratislavës

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, sot do të udhëtojë për në Bratislavë të Sllovakisë, ku do të marrë pjesë në konferencën ndërkombëtare të organizuar nga GlobSec.

Në “Bratislava Forum” të GlobSec, presidenti Thaçi do të marrë pjesë në panelin ku do të diskutohet për të ardhmen e dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Në panel është paralajmëruar se do të jetë edhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Në margjina të konferencës, Thaçi pritet të takojë edhe diplomatë tjerë, pjesëmarrës në konferencë.

Para nisjes së tij për në Sllovaki, kreu i shtetit pritet të mbajë një konferencë për media nga aeroporti “Adem Jashari”