Ballina Reth Nesh Teknologjia

Teknologjia

Televizioni Opinion në fillim me pajisje tejet modeste teknike dhe gradualisht duke u përsosur gjithnjë, sot, mund të thuhet se disponon me stabilimente shumë më të sofistikuara teknike të transmetimit të programit të tij televiziv.
Kur themi një konstatim të tillë për momentin, ajo nuk duhet të merret si vetëkënaqësi megalomane, sepse teknika e sofistikuar televizive dita ditës ec përpara. Ne me këtë që kemi arritur jemi tejet të kënaqur vetëm e vetëm se aq sa kemi, është realizuar tërësisht, shpejtë dhe me investime vetanake. Pra me investime nga puna e jonë pa ndonjë donacion edhe më të vogël nga jashtë.
Teknologjia qe e disponojmë është krejtësisht digjitale DVB (Digital Video Broadcasting) e cila e mundëson realizimin e emisioneve dhe të fotografisë me cilësi të lartë e cila përpunohet tërësisht me montazhë kompjuterike digjitale që jep shkëlqimin e eterit tonë në familjet tuaja që e avansojmë me cilësi të lartë duke filluar nga regjistrimi i xhirimeve me kamera digjitale e montazhat kompjuterike, regjia e eterit, Stream Server (Transmetimi në internet ) deri te transmetuesi i cili transmeton me fuqi të lartë prej 1000 WAT dhe e mbulon një hapësirë prej 63 % të territorit të Kosovës, përkatësisht tërë Rrafshin e Dukagjinit.
Kuptohet, ashtu sikur kemi vepruar gjer më tani, do të vazhdojmë edhe në krijimin e së ardhmes sonë e cila patjetër shpresojmë se do të jetë e mirë.
Nuk fshehim ambiciet tona dhe ato gjithnjë kanë qenë dhe janë transparente: pretendojmë të jemi televizion kombëtar dhe sinjalet tona televizive të transmetohen jo vetëm në tërë territorin e Kosovës, por edhe në transmetimet satelitore.
Duket ngapak e tepruar, por ne vitin 2001 kur startuam, krahasuar me atë që ne kemi arritur sot, dukej vërtet e pabesueshme?!