Ballina Kulture Të shtunen promovohen dy libra të Osman Gorancit

Të shtunen promovohen dy libra të Osman Gorancit

Dy librat e rinj të autorit Osman Goranci, ”ZONJA ME MASKË” – e zhanrit Dramë dhe ”AUFWIEDERSEHEN herr DILI” – Komedi, do të promovohen më 22.06.2019, duke filluar nga ora 18:00 në ambientet e Shtëpisë së Kulturës ”Xhemajli Berisha” në qytetin e Prizrenit.

Organizimi bëhet nga SHOQATA PËR KULTURË DHE ART ”FIDANI” – Prizren.

Osman Goranci ka edhe dhjetra shfaqje të vëna në skenën teatrale, në teatrot profesioniste dhe në teatrot amatore në Prizren, Prishtinë, Vushtrri, Suharekë, Gjilan dhe Mitrovicë.

Osman Goranci ka marrë edhe disa çmime për dramë në Gjilan, Prishtinë dhe Prizren.

Veprat e botuara të Gorancit janë:

Ikën me errësirën – Dramë, 2011, SHB ”SAS”, Prishtinë
Kur treni vonohet – Komedi, 2011, SHB ”SAS”, Prishtinë
Muaji i mjaltit – Komedi, 2017, SHB ”FIDANI”, Prizren
Gruaja e drejtorit – Komedi, 2017, SHB ”FIDANI”, Prizren
dhe këto të fundit që do të promovohen të shtunën:

Zonja me maskë – Dramë, 2018, SHB ”FIDANI”, Prizren
AUFWIEDERSEHEN herr DILI – Komedi, 2019, SHB ”FIDANI”, Prizren.