Ballina Lajme Të pandehurit dhe mbrojta:Prokuroria nuk ka bazë ligjore në kërkesën për paraburgim

Të pandehurit dhe mbrojta:Prokuroria nuk ka bazë ligjore në kërkesën për paraburgim

Liljana Bozhaniq, me profesion mjeke ishte në mesin e të 23 personave që u arrestuan të premten në rastin e patentë shoferëve.

Por ajo dhe tre persona tjerë u liruan të dielën pasi që prokurori ka vlerësuar se për të dhe Shkëlqim Statovcin, Haki Jasharin dhe Ava Kurteshi nuk ka bazë për të kërkuar masë të paraburgimit.

Bozhaniq është liruar pas 48 orë mbajtje në paraburgim ndërsa tha se që nga fillimi e ka ditur se nuk është fajtore.

Ajo pret nga gjykata që të merret një vendim i drejtë dhe i ligjshëm.

Bozhaniq: Nuk jam fajtore në këtë punë

“Nuk e ndiej veten fajtore për këtë punë, drejtësia ka triumfuar, pres nga gjykatat të merr një vendim të ligjshëm… Mendoj që po, palidhje kjo punë, nuk është krejt njësoj, i besojmë gjykatës që do të marrë vendim të drejtë dhe të ligjshëm”, ka thënë Bozhaniq.

Ndërsa për kërkesën e Prokurorisë e ka kundërshtuar edhe Hamdi Jashari avokat i të arrestuarit Dragan Zhvkoviq.

Jashari tha se kërkesa e prokurorisë në caktimin e paraburgimit nuk ka pasur asnjë bazë ligjore.

Jashari: Nuk ka prova për caktim të masës së paraburgimit

“Kërkesa e prokurorisë në caktimin e paraburgimit është vërejtur shumë haptas që nuk pak ka pasur asnjë bazë ligjore. Për arsye që faktet të cilat janë përmendur në rastin tonë nuk janë vërtetuar, në anën tjetër vlerësoj që mbrojtja e ka dhënë maksimumin, sa i përket vërtetimit të pretendimeve tona që janë të pafajshme. Kjo rezulton edhe me tërheqjen e prokurorit në disa prej të dyshuarve… Patjetër që po, nuk ka prova që të caktohet masa e paraburgimit pasi që është nje masë shumë e rëndë… të gjitha pretendimet që janë të shkruara janë më tepër shabllon se sa fakte dhe prova”, tha Jashari.

Ndryshe të dielën kanë dal para gjykatës 23 të pandehurit që janë arrestuar të premten ku prokuroria për 19 prej tyre ka kërkuar masë të paraburgimit prej një muaji ndërsa për 4 nga ta ka kërkuar që mos të ketë masë sigurie.

Të premten Polciia e Ksoovës në një aksion të gjerë ka arrestuar 23 persona, shumica nga ta zyrtarë të Ministrisë së Infrastrukturës, pronarë autoshkollash, mjekë, etj.

Sipas Prokurorisë këta persona dyshohen se kanë dhënë patentë shoferë për kandidatë në këmbim të të hollave