Ballina Rajon & Bote Talebanët: SHBA do të pendohet nëse braktis bisedimet

Talebanët: SHBA do të pendohet nëse braktis bisedimet

Talebanët paralajmëruan sot se nëse SHBA i braktis bisedimet në lidhje me tërheqjen e trupave të tyre ushtarake nga Afganistani, siç kishte vendosur presidenti amerikan, Donald Trump, ajo do të pendohej.

“Pushtimit të Afganistanit mund t’i japim fund vetëm me dy mënyra, nëpërmjet xhihadit ose nëpërmjet bisedimeve dhe marrëveshjeve. Nëse Trump mendon të ndërpresë bashkëbisedimet, ne do të ndërmarrim rrugën e parë dhe ata do të pendohen shumë shpejt”, tha një zëdhënës taleban.

Dje, Trump njoftoi se marrëveshjet kishin marrë fund njëherë e mirë.