Ballina Reth Nesh Stafi udhëheqës dhe realizues

Stafi udhëheqës dhe realizues

Hierarkia udhëheqëse në televizionin Opinion fillon me z. Edvard Kolnrekaj, pronare i televizionit Opinion, më pas vazhdohet me drejtorin, funksion të cilin aktualisht e kryen z. Granir Shosha dhe dy redaktorë:

– Redaktor informativ, të cilin e kryen z. Rami Berisha.
– Redaktor i sportit dhe kulturës, të cilin e kryen z. Vllaznim Bytyçi.

Në vazhdim pason stafi realizues i televizionit Opinion, i cili përbëhet nga: gazetarët, moderatoret-ët, montazherët, kameramanët, teknikët dhe ekipi tjetër administrativ.

1. Edvard Kolnrekaj (pronar) Mob: +383 49/460-100
2. Granit Shosha (drejtor) Mob: +383 44/777-940
3. Rami Berisha (redaktor informativ) Mob: +383 44/187-481
4. Vllaznim Bytyçi (redaktor i sportit) Mob: +383 44/184-115

Struktura dhe politika kadrovike e televizionit Opinion.
Televizioni Opinion, gjithnjë si parim themelor gjatë punës së vet ka pasur dhe e ka: neutralitetin, origjinalitetin, pavarësinë e vendosjes dhe të veprimit si dhe prezantimin e denjë të vlerave dhe interesave të pacenueshme kombëtare.
Në realizimin e këtyre qëllimeve, është mbështetur në politikën e saj të pavarur kuadrovike, që favorizon, jo vetëm punësimin, por edhe aftësimin dhe afirmimin, në veçanti të kuadrove të reja dhe fillimisht pa eksperiencë të duhur.
Nuk jemi nisur me imponimin e nevojës së ngutshme sasiore të njerëzve dhe kuadrove që duhej angazhuar, sepse ato i kemi harmonizuar edhe me parakushte tjera të momentit. Nuk themi se jemi të plotësuar tërësisht me kuadro të duhura, por krenohemi me ata që i kemi, sepse ata janë të aftësuar dhe kalitur në shtëpinë tonë dhe me kohë duke arritur profesionalizmin e duhur, janë bërë pretendent edhe për nivele më të larta të shtëpive informative në Kosovë dhe më gjerë.
Kemi ende nevojë për kuadro të reja teknike dhe gazetarësh profesionistë, dhe këtë synim, dalëngadalë do ta përmbushim me plotësimin edhe të parakushteve tjera, në rend të parë financiare.