Ballina Lajme Sot pasdite nis numërimi i votave të diasporës të ardhura me vonesë

Sot pasdite nis numërimi i votave të diasporës të ardhura me vonesë

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve, është përmbyllur procesi i vlerësimit të pakove të supozuara me fletëvotime pas aktgjykimit të Gjykatës Supreme, ndërsa numërimi i fletëvotimeve të aprovuara do nis sot pasdite.

Numërimi i 4689 fletëvotime do të bëhet në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve duke filluar në orën 17:00.