Ballina Reth Nesh Rrjeti tokësor

Rrjeti tokësor

Me një transmetues tejet të përsosur që ka fuqi transmisive prej 1000 WAT, dhe si fjalë e fundit e teknikës bashkëkohore digjitale DVB (Digital Video Broadcasting), Televizioni Opinion i emeton programet e veta televizive në eter nga shtylla transmetuese televizive, që është e vendosur në Zym të Hasit, konkretisht në kodrën e quajtur “BAJRAK”.
Po ashtu, është tejet e rëndësishme të ceket se parcela ku është vendosur sot shtylla transmetuese e Televizionit tonë, njëkohësisht është edhe pronë private e vetë themeluesit të Televizionit Opinion.
Lartësia adekuate dhe pozita tejet e përshtatshme strategjike e pozitës transmisive nga trualli i lartcekur, në njërën anë, dhe transmetuesi i përsosur si fjalë e fundit e teknikës radio-difuzive, nga ana tjetër, mundësojnë që tek shfrytëzuesi i fundit në aparatin televiziv, kapshmëria e sinjalit të Televizionit Opinion të jetë tejet e përsosur dhe kualitative.
Karakteristikat e cekura teknike dhe vetë pozicioni strategjik i transmetuesit aktual nuk ndikojnë vetëm në kapshmërinë tejet cilësore të sinjalit emetues, por hapësira ajrore e depërtimit të këtij sinjali përfshin tërë hapësirën ajrore të Rrafshit të Dukagjinit dhe më gjerë, konkretisht: Regjionin e Komunës së Prizrenit, Gjakovës, Pejës, Istogut (Burimit), Rahovecit, Malishevës, Therandës, e deri tek disa vendbanime të pozicionuara në lartësi më të madhe të lagjes “Bregu i Diellit” në Prishtinë e tj.
Sipas sondazheve tona interne, kapshmëria e sinjalit televiziv të Televizionit OPINION praktikisht realizohet në 63% të territorit të Kosovës, në disa pjesë të Maqedonisë dhe në viset veriore të Tropojës në Shqipëri. Andaj, jo rastësisht, motoja jonë, me të cilën udhëhiqemi është “Një milion shikues”, e që edhe realisht pasqyron potencialin e mundshëm të shikueshmërisë së Televizionit tonë, në përpjestim me hapësirën territoriale dhe numrin e banorëve të Kosovës.