Ballina Sport Roma me ofertë për Hysajn

Roma me ofertë për Hysajn

Mbrojtësi shqiptar ka paralajmëruar se do të largohet nga Napoli këtë verë.

Elseid Hysaj është lojtari që Roma e do për krahun e djathtë të mbrojtjes.

Sipas Sportitalia, drejtuesit e Napolit dhe Romës janë takuar sot mes vete për të diskutuar transferimin e Kostas Manolas në Napoli, por këtu është hapur edhe tema e blerjes së Hysajt nga ekipi romak.

Ende nuk dihet se cila është oferta të cilën e ka bërë Roma për reprezentuesin shqiptar, por bisedimet do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim.

Verdhekuqtë janë në kërkim të një mbrojtësi të krahut të djathtë pasi Alessandro Florenzi pritet të largohet, prandaj Hysaj shihet si zëvendësuesi ideal i tij.