Ballina Magazina Rita Ora me performanc të jashtzakonshme në Londer

Rita Ora me performanc të jashtzakonshme në Londer

Këngëtarja shqiptare e njohur ndërkombëtarisht, Rita Ora, ka mbajtur së fundmi një koncert gjigant në Londër.Ajo ka performuar në “The O2 Arena”, para mijëra adhuruesve të saj në qytetin e saj ku u rrit dhe e morri famën nderkombëtare.

Rita në këtë koncert madhështor ka interpretuar live të gjitha këngët e saj nga albumi më i ri “Phoenix”, të cilin ajo e lansoi në nëntor të vitit të kaluar.

Për performancën e saj të veçantë dhe madhështore, këngëtarja shqiptare kishte realizuar përgatitjet prej disa ditësh me balerinët dhe stafin e saj.

I ftuar special i mbrëmjes në këtë koncert te Rita Ores ishte reperi i njohur dhe shumë i suksesshëm Sean Paul, me të cilin artistja me prejardhje shqiptare interpretoi disa këngës.

Me këtë koncert Rita aktualisht është në përfundim të turneut të saj, i cili është bërë me qëllim të promovimit të albumit dhe Phoenix ku dhe ky turne koncertesh mban po të njëjtin titull, “Phoenix Tour”