Ballina Sport Real Madrid prezanton fanellat e reja

Real Madrid prezanton fanellat e reja

Gjiganti spanjoll sot ka publikuar fotografitë e fanellave me të cilat do të luajnë stinorin tjetër.

Real Madridi ka publikuar fanellat e reja për sezonin 2019/2020.

Në prezantimin e këtyre fanellave kanë qenë marrë pjesë yjet kryesorë të skuadrës, përfshirë këtu edhe Gareth Bale, emri i të cilit lakohet shumë për një largim nga Santiago Bernabeu.

Fanella e re është punuar nga kompania e veshjeve sportive Adidas, që është edhe sponsor i Real Madridit.

Reali në stinorin tjetër shpreson të kthehet të fitojë trofe, pasi nuk ka arritur të bënte asgjë në sezonin që kemi lënë pas.