Ballina Sport Ramos: Reali e ka derën e hapur për Pogban

Ramos: Reali e ka derën e hapur për Pogban

Mbrojtësi i Realit, Sergio Ramos ka shprehur dëshirën për të luajtur me yllin e United, Paul Pogba.

Pogba gjatë gjithë verës ishte i kërkuar nga “Los Blancos”, mirëpo United vendosi të mos e shes nëse nuk paguheshin 180 milionë euro, vlerë e cila ishte shumë e madhe për gjigantin spanjoll.

Spanjolli mendon që në të ardhmen, do ta sheh francezin në “Santiago Bernabeu”, transmeton KosovaPress.

“Mendoj që Reali e ka derën hapur për lojtarë të mirë si ai. Për mua është një ndër lojtarët më të mirë. Është ndryshe dhe ka treguar kualitet e tij te Juventusi e United. Mendoj se do të balancoj skuadrën”, deklaroi ai.