Ballina Magazina Pse Meghan lejohet të shkelë rregullat mbretërore

Pse Meghan lejohet të shkelë rregullat mbretërore

Meghan Markle, dukesha 37-vjeçar e Sussex, gruaja e Princit Harry, nëna e djalit të vogël, Archie, është njëra nga zonjat më të komentuara nga bota e të pasurve dhe të të famshmëve, dhe publiku është duke monitoruar nga afër çdo hap të saj.

Meghan është e njohur tashmë se shpesh shkel protokollet mbretërore, dhe pasi kohët e fundit u pa duke me buzëkuq, tifozët e familjes mbretërore pyetën pse asaj i lejohet një gjë e tillë, por jo edhe dukeshës Kate.

Në fakt, siç shkruan revista ‘Pop Sugar’, arsyeja qëndron në ndryshimin e madh të roleve mes Kate dhe Meghan pse nuk zbatohen të njëjtat rregulla për të dyja ato.

Nëse Princi William bëhet mbret dhe Kate mbretëreshë, roli i saj në Mbretërinë e Bashkuar do të jetë jashtëzakonisht e rëndësishme, dhe kjo automatikisht sjell përgjegjësi më të madhe, si dhe rregulla më të rrepta, kur është fjala për pamjen.

Nga ana tjetër, ka pak shanse që Princi Harry bëhet mbret, dhe Meghan mbretëreshë, pasi kjo e fundit në familjen mbretërore ka një rol shumë më të vogël se Kate, andaj asaj i lejohet ‘të shkelë’ disa nga rregullat e rrepta mbretërore.