Ballina Lajme Propozohet që ura e Kaçanikut të emërohet “Idriz Seferi”, ja arsyeja

Propozohet që ura e Kaçanikut të emërohet “Idriz Seferi”, ja arsyeja

Këshilltari i kryeparlamentarit Kadri Veselit, Blerim Latifi, deklaroi se ura që do të përurohet sot si pjesë e autostradës “Arbën Xhaferi” meriton të mbajë emrin e Idriz Seferit.

Ai ka thënë se kjo urë është 5700 metra e gjatë, që për koincidencë, përkon me numrin e luftëtarëve të Idriz Seferit që në të njëjtin vend, në Grykën e Kaçanikut, para 109 vitesh e ndalën ushtrinë e Shefqet Turgut Pashës.

“Sot lëshohet për qarkullim ura më e madhe në Ballkan, ura në Grykën e Kaçanikut. Është 5700 metra e gjatë. Për koincidencë kaq ishin edhe luftëtarët e Idriz Seferit, që në të njëjtin vend, në maj të vitit 1910, e ndalën ushtrinë e shqiptarvrasësit Shefqet Turgut Pashës.

Kjo urë meriton të mbaj emrin e Idriz Seferit!”, shkroi Latifi në Facebook