Ballina Sport Peja e përforcuar me Dardan Berishën përballet me Ibër Rozhajën

Peja e përforcuar me Dardan Berishën përballet me Ibër Rozhajën

Të mërkurën (nesër) Peja do të zhvillojë ndeshjen e parë në këtë vit.

Pejanët do të përballen me Ibër Rozhajën në Ligën Ballkanike në palestrën ‘Karagaçi’ nga ora 19:00.

Kjo është një ndeshje shumë e rëndësishme për skuadrën pejane, që në këtë edicion të BIBL ka dy fitore dhe tri humbje, kurse skuadra nga Mali i Zi ka tri fitore dhe një humbje.

Peja ka bërë disa përforcime për stinorin pranveror dhe ka synime të mëdha në vazhdim të sezonit.

Verdhezinjtë janë rikthyer këtë edicion si në BIBL, ashtu edhe në garat e Superligës për të synuar të rikthehen si më parë