Ballina Lajme Pasqyrohet si aktivitet i Drejtorisë së Shërbimeve Publike ndërsa “Fidanet” janë të...

Pasqyrohet si aktivitet i Drejtorisë së Shërbimeve Publike ndërsa “Fidanet” janë të një banke komerciale.

Informacioni i zyres për informim të Komunës fillon kështu “Drejtoria e Shërbimeve Publike, përkatësisht Sektori i Mjedisit po organizon aktivitete të ndryshme për nder të Ditës Botërore të Mjedisit”.

Dhe lexuesi i këtij fillim informacioni pret shpalosjen e disa aktiviteteve. Në fakt më poshtë sqarohet se “Komuna e Prizrenit falenderon Bankën… për bashkëpunimin në furnizimin e 40 fidaneve drunore…”

Aktivitet tjetër të pasqyruar s’ka, pos paralajmërimit se në një nga ditët e ardhshme do të ketë…

Banka i ka paguar fidanet, ndërsa Komuna i bënë marketing. Në gjuhën e ekonomisë përfitues dalin edhe Komuna edhe Banka.

Përveç lajthitjes në informacion, megjithatë akti i sotëm edhe i Eko regjionit edhe i Bankës është për respekt.

Në anën tjetër nuk ka ndonjë njoftim nëse ka dështuar tenderi I Komunës për organizimet e “Ditës Botërore të Mjedisit”, por nga ajo që është bërë publike dhe që ende nuk është bërë, thuhet se kanë dështuar tenderët për organizimin e aktiviteteve shkollore “Shtigjeve të lirisë” dhe ai i festave të qershorit.

Dhe të gjitha fajet i ka tenderi, ose shpërlarja e paaftësisë kërkohet të “tender fajtori”.

Në fakt nuk i ka fajet tenderi që vitin e kaluar nuk u organizua Festivali “Zambaku u Prizrenit”, por drejtori. Paaftësia e drejtorëve shkakton anulim të tenderëve, dhe jo vetëm. Ka edhe kallëzime penale…

A ka edhe dyshime të tjera. Ka por pjesa tjetër është punë e organeve të drejtësisë.

Ajo që është e dukshme dhe shpërfaqet nëpër ditë jave e muaj të qeverisjes së re është paaftësia e drejtorëve të caktuar. Nuk ka formë as mundësi tjetër të realizimit të punëve pos përmes tenderit, dhe këtë duhet ta kuptojnë drejtorët e Mytaher Haskukës dhe të jenë korrekt dhe të vëmendshëm kur i ëprcaktojnë kriteret për to.

Ndryshe e gjithë kjo paaftësi e dyshuar, deri sa nuk ka reagim të kryetarit që është përgjegjësi kryesor, vjen në opinion si dështim i kryetarit të Komunës./prizrenisot.com/