Ballina test Palokaj për taksën 100%: Me përjashtim të Haradinajt, të tjerët janë dyfytyrësh...

Palokaj për taksën 100%: Me përjashtim të Haradinajt, të tjerët janë dyfytyrësh dhe hipokrit

Augustin Palokaj, korrespodent nga Brukseli i gazetës ‘Koha Ditore’, në një ndërlidhje të drejtpërdrejt sot për ‘Radio 1’, duke komentuar zhvillimet në Bruksel rreth Kosovës, në cilësinë e njohësit të çështjeve politike, ka folur edhe për qëndrimin e lidershipit kosovar ndaj taksës 100% që Qeveria Haradinaj i ka vënë Serbisë dhe Bosnjës.

Në bashkëbisedë me kryeredaktorin e ‘Radio 1’ Fitim Behlulin, Paloka ka komentuar takimet dhe qëndrimet e lidershipit të Kosovës në këto ditë, pas dorëheqjes së Haradinajt e të cilët shprehen tashmë në favor të taksës ndaj Serbisë.

“Pa dorëza, ne kemi një strukturë politike hipokrite, njerëz shumë dyfytyrësh dhe me përjashtim të z.Haradinaj, të gjithë të tjerët në Kosovë që tash thonë se nuk duhet hequr taksa, nuk e thonë këtë kur takohen në Bruksel, Berlin dhe vende të tjera të BE-së. Pa marrë parasysh faktin se thuhet që Haradinaj dëshiron të kapitalizojë nga kjo taksë, duke besuar se është një veprim i popullarizuar tek qytetarët, e unë nuk besoi se kjo do kthehet në vota, meqë njerëzit kanë një votë e jo dy, prap mund të themi se me përjashtim të Haradinajt i cili e mbanë qartë qëndrimin se duhet mbajtur taksa, të tjerët kur takohen me zyrtarë ndërkombëtarë nuk thonë se duhet të mbetet taksa, por ja hudhin fajin Haradinajt. Siç ka ndodhur në takimin e Berlinit ashtu ndodhë edhe tash e tutje pra, kemi politikan që një qëndrim e kanë për qytetarët e Kosovës dhe një tjetër për bashkëbiseduesit ndërkombëtarë.”-deklaroi Augustin Pa loka për ‘Radio 1’.

Paloka poashtu ka shtuar se deri në vjeshtë vëmendja e Brukselit nuk duket se do jetë nga Kosova, meqë institucionet e KE-së kanë punë të merren me veten.

Paloka krejt në fund ka thënë se nuk pret ndryshime të mëdha edhe pas zgjedhjeve të jashtëzakonshme, të paralajmëruar në Kosovë, meqë sipas tij, akterët mbeten të njëjtë dhe Kosova është e prirë të ndërroj kryeministra, qeveri, por jo edhe formë qeverisëse.