Ballina Lajme Pacolli takohet me ambasadorin e ri të Norvegjisë, Jens Erik Grondahl

Pacolli takohet me ambasadorin e ri të Norvegjisë, Jens Erik Grondahl

Zëvendëskryeministri i parë në detyrë, njëherësh shefi i diplomacisë së Kosovës, Behxhet Pacolli, ka pritur sot në një takim ambasadorin e ri të Norvegjisë në Prishtinë, Jens Erik Grondahl, duke i shprehur mirëseardhje në vendin tonë.

Në takim të dy bashkëbiseduesit shkëmbyen pikëpamjet mbi mbarëvajtjen e zhvillimeve politike në Kosovë, rajon dhe më gjerë.

Ministri Pacolli vuri në dukje marrëdhënien bilaterale dhe partneritetin strategjik në mes dy vendeve dhe dy popujve.

Gjatë takimit, ministri Pacolli ka konfirmuar vullnetin e Kosovës për thellimin e mëtejmë të raporteve miqësore ndërmjet dy vendeve.