Ballina Rajon & Bote Një tjetër tërmet më i fuqishëm dridh Kaliforninë e Jugut

Një tjetër tërmet më i fuqishëm dridh Kaliforninë e Jugut

Një tjetër tërmet, kësaj radhe me magnitudë 7.1, ka goditur Kaliforninë e Jugut, thonë meteorologët amerikanë, në dridhjen më të madhe të regjistruar prej dy dekadash.

Epiqendra e tërmetit ishte afër qytetit të Ridgecrest, rreth 240 km në verilindje të Los Anxhelosit.

Autoritetet në Los Anxhelos njoftuan se nuk ka ende raportime për të vdekur ose të plagosur.

Tërmeti zgjati rreth 30 sekonda dhe u ndje gjithashtu edhe në Meksikë.

Pas tërmetit 6.4 ballë të së enjtes në Kaliforni janë regjistruar rreth 200 lëkundje të tjera me magnitudë më të vogël.