Ballina Rajon & Bote Një femër deshi të “sfidonte” një dem gjysmë tonësh – pamje që...

Një femër deshi të “sfidonte” një dem gjysmë tonësh – pamje që tregojnë se si e pësoi ajo (Foto/Video)

Ky është momenti i tmerrshëm kur një femër toreadore ka thyer nofullën dhe ka marrë lëndime tjera në fytyrë, pasi është sulmuar nga një dem gjysmë tonësh.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Hilda Tenorio, 32 vjeç, nga Meksika, u lëndua ndërsa po përballet me demin në gjunjë në qytetin e Puebla.

Si pasojë, ajo mori vëmendjen e urgjencës mjekësore në vendngjarje para se të dërgohej në spital, për një operacion për të ndrequr nofullën e thyer.

Pas operacionit për të trajtuar plagët, zonja Tenorio shfrytëzoi mediat sociale për të falënderuar tifozët e saj.

Në pamje mund të shihni se si zonja Tenorio gjendet para demit, derisa kafsha nuk ngadalësohet.

Ajo është lënë e palëvizshme, ndërsa shikuesit nxitojnë për të ndihmuar.

Pas operacionit për të trajtuar plagët e saj, zonja Tenorio shfrytëzoi mediat sociale për të falënderuar tifozët e saj.

Në vitin 2010, kur ajo ishte vetëm 23 vjeç, Hilda u godit në Mexico City dhe kishte nevojë për 80 qepje. /Telegrafi/