Ballina Lajme Ndërron jetë një nga të plagosurit në rrugën “Muharrem Fejza”

Ndërron jetë një nga të plagosurit në rrugën “Muharrem Fejza”

Stafi mjekësor i Klinikës Emergjente në QKUK ka konfirmuar se një nga të plagosurit ka ndërruar jetë.

Ndërsa tre të tjerë janë duke u trajtuar nga Klinika Emergjencës.

“Katër persona kanë ardhur në Emergjencë. Përkundër kujdesit maksimal nga stafi mjekësor, një nuk ka arritur t’i mbijetojë plagëve dhe ka ndërruar jetë. Tre të tjerët janë duke u ekzaminuar nga stafi mjekësor i Klinikes Emergjente”, deklaroi zëdhënësi i QKUK-së, Shpend Fazliu