Ballina Lajme Naser Osmanaj kërkohet nga Policia

Naser Osmanaj kërkohet nga Policia

Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë ka kërkuar ndihmën e të gjithë qytetarëve që ta njoftojnë policinë nëse shohin të personin e dyshuar Naser Osmanaj nga fshati Prekallë i Istogut.

Sipas policisë, i dyshuari është i kërkuar për veprën penale një rast për veprën penale “Mashtrim”.

“I dyshuari i lartcekur kërkohet nga Gjykata Themelore Ferizaj. Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor. Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, çdo të Premte do të publikojë nga një ose më shumë persona në kërkim, për të cilët kërkohet ndihma e qytetarëve me qellim, sjelljen e tyre para drejtësisë. Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës 192 dhe 080019999 (pa pagesë) 039 432 327-Drejtoria Rajonale Pejë E-mail adresa: info@kosovopolice.com”, thuhet në njoftim.