Ballina Sport Mesfusha e Real Madridit në krizë: Vetëm Kroos i gatshëm qind për...

Mesfusha e Real Madridit në krizë: Vetëm Kroos i gatshëm qind për qind

Luka Modric është i fundit i lënduar te Real Madridi, lëndim që do ta mbaj jashtë fushave atë deri në 15 ditë dhe Zinedine Zidane do të duhet të ndryshojë planet e tij për ndeshjet e ardhshme kundër Levante dhe Paris Saint-Germain.

Vetëm gjermani Toni Kroos është 100 për qind i aftë për momentin, me Iscon akoma të dëmtuar dhe James Rodriguez që ende vuan nga lëndimi.

Ndërkohë, Casemiro do të marrë pjesë vetëm në një seancë stërvitore para ndeshjes të së shtunës dhe Fede Valverde kthehet në Evropë pasi ka luajtur dy ndeshje me Uruguain gjatë pushimin ndërkombëtar.

Ideja e Zidane për lojën kundër Levante është të pushoj brazilianin, i cili u paraqit në të dy takimet e Selecaos kundër Kolumbisë dhe Perusë , duke vendosur Modric dhe Kroos në mesfushë.

Megjithatë, tani ai duhet të zgjedhë mes Casemiros dhe Valverdes për të luajtur së bashku me gjermanin, përpara ndeshjes hapëse të Real Madridit në Ligën e Kampionëve kundër PSG të mërkurën.

Në Francë, nëse Zidane duhet të zgjedhë një formacion 4-4-2, Gareth Bale dhe Lucas Vazquez do të luajnë me Kroos dhe Casemiro në mesfushë, me Karim Benzema dhe Eden Hazard në sulm.

Lëndimi i Modricit ka alarmuar Real Madridin , i cili ka grumbulluar tetë lëndime muskulore – dhe 11 gjithsej – që nga fillimi i para-sezonit.

Pas largimeve të Dani Ceballos dhe Marcos Llorente verën e kaluar, Los Blancos kanë mbetur me vetëm katër mesfushorë të pastër, pasi objektivi kryesor i transferimit të Zidane, Paul Pogba mbeti në Manchester United. /Telegrafi/