Ballina Lajme Lekë Zherka dha një kontribut të madh në zhvillimin e mediave

Lekë Zherka dha një kontribut të madh në zhvillimin e mediave

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi i ka shprehur ngushëllime familjes Zherka dhe gjithë komunitetit të gazetarëve për vdekjen e parakohshme të gazetarit dhe drejtuesit të shumë mediave në Kosovë, Lekë Zherka.

Thaçi ka shkruar në Facebook se Zherka dha një kontribut shumë të madh në zhvillimin e mediave dhe gazetarisë profesionale.

“Më pikëllim mora lajmin për vdekjen e parakohshme të gazetarit dhe drejtuesit të shumë mediave në Kosovë, Lekë Zherka. Ai dha një kontribut shumë të madh në zhvillimin e mediave dhe gazetarisë profesionale. Në këto momente të vështira, bashkëndjejmë me familjen Zherka dhe komunitetin e gazetarëve”, ka shkruar ai.