Ballina Lajme LDK kujton Nekibe Kelmendin

LDK kujton Nekibe Kelmendin

Anëtarë të kryesisë, deputetë, zyrtarë të LDK-së dhe familjarë kanë bërë homazhe sot, te varri i ish-nënkryetares së LDK-së, Nekibe Kelmendi.

Në tetë vjetorin e vdekjes, për veprimtarinë e saj në emër të kryesisë, ka folur sekretari i përgjithshëm i LDK-së, Ismet Beqiri.

Beqiri ka vlerësuar me admirim gjithë veprimtarinë e saj politike dhe atdhetare duke e cilësuar si zonjë të hekurt.

“Nekibja ishte nënkryetare e LDK-së, deputete e jona dhe ministre e cila përveç gjithë kontributit të saj në shërbim dhe ndërtim të shtetit të Kosovës, këtij vendi ia dha edhe burrin dhe dy djemtë e saj. Ishte shembull i punës dhe përkushtimit për LDK-në, Kosovën dhe qytetarët e saj. Familja Kelmendi ishin luftëtarë që iu përkushtuan lirisë, pavarësisë dhe ndërtimit të shtetit tonë. Ndihet mungesë e madhe jo vetëm në LDK, por edhe në të gjitha institucionet tona”, tha ndër të tjerash Beqiri.

Nekibe Kelmendi ndërroi jetë më 19 qershor 2011, pas një sëmundje të shkurtër.