Ballina Lajme LDK dhe VV bojkotojnë seancën për gjenocidin

LDK dhe VV bojkotojnë seancën për gjenocidin

Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje dhe ata të Lidhjes Demokratike të Kosovës, kanë zgjedhur të bojkotojnë seancat e Kuvendit të Kosovës deri në dhënien llogari dhe dorëheqjes së kryeparlamentarit Kadri Veseli.

Këtë e bëri të ditur shefi i grupit parlamentar të VV-së, Glauk Konjufca, i cili duke iu përgjigjur deklaratave të Veselit se “është dashur të ketë maturi në reagimet ndaj gabimit me fotografinë, të Flora Brovinës”, ka thënë se do të ndjekin këtë porosi duke kursyer deputeten në fjalë, e duke kërkuar përgjegjësi nga vet Veseli.

Për Konjufcën është e turpshme se si nga 2-3 mijë fotografi të vërteta që dëshmojnë krimet e luftës në Kosovë, të merret një fotografi krejt tjetër, e paverifikuar dhe që nuk ka ndodhur në vend.

Ai ka kërkuar përgjegjësi për rastin e publikimit të fotografisë, duke thënë është pafytyrësi që tash të kërkohet Tribunal Ndërkombëtar për gjenocidin serb, nga OKB-ja.

Sipas tij, është absurde se si Kosova ka institucionet e veta tash e 20 vjet, porse nuk është akuzuar askush për krime lufte, madje as në dialogun me Serbinë askush nuk i ka përmendur krimet e pandëshkuara të Serbisë.