Ballina Sport Largohen dy futbollistë nga Liverpooli

Largohen dy futbollistë nga Liverpooli

Pas triumfit në Ligën e Kampionëve, Liverpooli nis ndryshimet brenda skuadrës.Pasi Xherdan Shaqiri konfirmoi se dëshiron të vazhdojë me kampionët e evropes e njejta gjë nuk është edhe me Daniel Sturridge dhe Alberto Moreno të cilët nuk janë më pjesë e Liverpoolit.

Kontrata e tyre përfundon më 30 qershor të këtij viti dhe klubi ka vendosur t’i lërë të lirë, duke mos vazhduar bashkëpunimin me asnjërin prej tyre.

Për Sturrrigde nuk mungojnë ofertat nga Premier Liga dhe shumë shpejt ai pritet të bëhet me skuadër të re.

Ndërsa mbrojtësi Alberto Moreno pritet të kthehet në Spanjë, ku e kërkon ish-skuadra e tij Sevilla.