Ballina Lajme Kurti: Pa ndryshuar gjendja e shqiptarëve në Luginë, nuk është i mundur...

Kurti: Pa ndryshuar gjendja e shqiptarëve në Luginë, nuk është i mundur anëtarësimi i Serbisë në BE

Pa përmirësim rrënjësor të gjendjes së shqiptarëve në Luginën e Preshevës, Serbia nuk mund të anëtarësohet në BE.

Kështu ka deklaruar kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, gjatë fjalës së tij në Kuvendin e Kosovës, ku ka thënë se pala kosovare, në vend se t’a përdorë këtë fakt për të përmirësuar pozitën e shqiptarëve atje, vetëm sa ka demobilizuar Luginën, me premtimin se do t’i bashkëngjiten Kosovës.

Ai tha se komuna e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit, janë më të pazhvilluarat në Serbi, ndërsa papunësia e shqiptarëve në Serbi është më e larta në rajon, pas popullsisë rome.

Kurti: Pa ndryshuar gjendja e shqiptarëve në Luginë, nuk është i mundur anëtarësimi i Serbisë në BE

“Pa ndryshuar rrënjësisht gjendja e shqiptarëve në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc, nuk është e mundur që Serbia të anëtarësohet në BE. Kapitujt 23 dhe 24, gjyqësori, të drejtat dhe liritë themelore, siguria e imponojnë këtë gjë. Mirëpo në vend se ne t’i përdorim këta dy kapituj për të përmirësuar pozitën e shqiptarëve atje, nga Prishtina është demobilizuar Lugina e Preshevës, pikërisht në për të premtimeve se ata shumë shpejt do të na bashkëngjiten neve, pa ndonjëfarë sforcimi shtesë… Diskriminimi, nënpërfaqësimi, shfrytëzimi, shtypja e shqiptarëve atje është e pashembullt. Ndërkaq, premtimi se ata do të na bashkohen neve, me konferenca shtypi, vetëm sa i ka demobilizuar dhe pasivizuar”, tha Kurti.

Sipas tij, janë 4 hapa kryesor që duhet të ndërmirren për shqiptarët e Luginës së Preshevës.

Kurti: Janë 4 hapa që duhet të ndërmerren për Luginën e Preshevës

“Institucionet e Republikës të Kosovës e poashtu ato të Shqipërisë, duhet të kërkojnë televizion në gjuhën shqipe në Preshevë, universitet në gjuhën shqipe në Bujanoc, investime të shqiptarëve në Medvegjë, dhe heqjen e bazës ushtarake të Serbisë në Boroc të Bujanocit. Në këtë mënyrë, me këto kërkesa, shqiptarët kudo që janë, dhe jo vetëm institucionet e Kosovës dhe Shqipërisë, dalin në ofensivë kundrejt shtetit të Serbisë”, u shpreh ai.